ANTEA publikon të parin Raport të Audituar të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe Qëndrueshmërisë 2014
9 Dhjetor, 2015
ANTEA Cement feston ‘’Ditën e Tokës’’ më 22 Prill
22 Prill, 2016

Vizita e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri në fabrikën e ANTEA Cement

Kompaniamirërpriti vizitën e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri dhe stafit të tij. ANTEA Cement është investimi më i madh në Shqipëri me një vlerë prej më shumë se 200 milion euro dhe një nga kompanitë lider idustrial që operojnë në vend. Gjatë aktivitetit në Shqipëri, ANTEA është pozicionuar si lider në përgjegjësitë mjedisore, të qëndrueshmërisë dhe të përgjegjësive sociale të korporatës.
Gjatë vizitës në fabrikë, Ministri Gjiknuri pati rastin të inspektonte përsonalisht projektet rehabilituese të mjedisit të implementuara nga ANTEA dhe u prezantua me standartet e lartë që ofron kompania e cila operon brenda territorit të Shqipërisë. Kompania ka rehabilituar dhe pyllëzuar një zonë prej 40,000 m2 , duke mbjellë përafërsisht 5,000 pemë të reja të kombinuara dhe me bimësi shtesë përgjatë të gjithë zonës.
ANTEA ka treguar interes mbi të gjithë zonën kur kryen funksionet e saj, duke u kujdesur të mbjellë tipologji autoktone bimësh që synojnë të garantojnë në të ardhmen përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri të florës. Vëmendje të veçantë i është dedikuar dhe specieve në rrezik zhdukje. ANTEA është e vetmja kompani në territorin e Shqipërisë që ka implementuar Sistemin e Menaxhimit Mjedisor ISO 9001 OHSAS 18001:2007 dhe së fundmi SA 8000.
‘’Plani mjedisor për rehabilitimin e transportuesëve është përpiluar përpara fillimit të funksionimit të tyre dhe rehabilitimi i zonës ka filluar që në vitin e parë të përdorimit të transportuesëve. Të gjitha projektet janë përshtatur me biodiversitetin e zonës me qëllim mbrojtjen e specieve në rrezik zhdukje‘’, deklaroi Znj. Stela Pepa, Menaxhere e Mjedisit, e cila i shpjegoi Ministrit Gjiknuri detaje të tjera mbi procesin e rehabilitimit.
Menaxheri i Përgjithshëm i ANTEA Cement, Z. Adamantios Frantzis e shoqëroi Ministrin Gjiknuri në ambjentet e brendshme të fabrikës si dhe në zonën ku ka përfunduar rehabilitimi mjedisor.’’ANTEA Cement nuk është vetëm investimi më i madh në Shqipëri, por ne aspirojmë të kthehemi në kompaninë lider për implementimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore dhe zgjidhjeve’’, deklaroi Z. Adamantios Frantzis.
Në lidhje me këtë, Ministri Gjiknuri deklaroi se të gjitha kompanitë që operojnë në territorin shqiptar duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë përmbushjes së standarteve më të larta Evropiane. ‘’Qëllimi i kësaj vizite është promovimi i këtij aktivitetit të rëndësishëm si rehabilitimi i transportuesëve. Ky është shembulli më i mirë i industrisë shqiptare dhe lloji i investimit që duhet të promovojmë, një investim që përmbush standartet më të larta mjedisore. Ministria e Energjisë dhe Industrisë po diskuton momentalisht një mekanizëm për lehtësira fiskale dhe lehtësira në të ardhmen për komponentë të tjerë financiarë. Më lejoni dhe një herë të falenderoj kompaninë për investimin dhe qasjen e duhur për mjedisin’’- tha Ministri i Energjisë dhe Industrisë. Sipas tij, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka paraqitur një propozim Ministrisë së Financës me disa masa lehtësuese për sektorin industrial, i cili është një faktor i rëndësishëm që lidhet jo vetëm me punësimin por përbën një kontribut potencial për të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Në përfundim të vizitës së tij, Ministri Gjiknuri dhe Z. Frantzis kontribuan në mënyrë simbolike për rehabilitimin e mjedisit të zonës, duke mbjellë dy rrënjë të reja ulliri.