Vizita e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri në fabrikën e ANTEA Cement
17 Shkurt, 2016
Grupi TITAN investon në Brazil
30 Prill, 2016

ANTEA Cement feston ‘’Ditën e Tokës’’ më 22 Prill

Të premten më 22 Prill ANTEA Cement feston ‘’Ditën e Tokës’’. Si çdo vit, fokusi i këtij eventi ishte promovimi i praktikave të qëndrueshme mjedisore dhe ndërgjegjësimin mjedisor ndër punonjësit e ANTEAs dhe kontraktorëve.
Dita e Tokës është një event vjetor, që festohet më 22 Prill në mbarë botën dhe mbahet për të treguar mbështetje mbi mbrojtjen e mjedisit. Fillimisht është festuar në 1970 dhe tani koordinohet botërisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës dhe festohet çdo vit në më shumë se 193 vende të botës.
Më shumë se 250 pemë u mbollën në guroret tona nga punonjësit e brendshëm dhe të jashtëm. Mes llojeve të mbjellura janë dhe 2 lloje që janë të përfshira në listën e kuqe për Shqipërinë. Fokusi i kësaj dite ishte ‘’mbill një pemë për planetin’’. Kjo nismë do të krijojë një impakt të rëndësishëm në territorin tonë dhe në të gjithë vendin në përgjithësi dhe do të shërbejë si themeli i një planeti më të pastë, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.
Pemët luftojnë ndryshimet klimaterike. Ato përthithin mbetjet dhe rrezikun e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Në fakt, në një vit, 4000 m2 pemë të maturuara thithin të njëjtën sasi CO2 të prodhuar nga ngarja e makinës për 40,000 km. Pemët na ndihmojnë për të thithur ajër të pastër. Pemët thithin gazet e rrezikshme (nitrogjen, okside, dioksid squfur, ozon) dhe filtrojnë grimcat duke i bllokuar ato në gjethe dhe trung. Pemët i ndihmojnë komunitetet të arrijnë qëndrueshmëri ekonomike dhe mjedisore afatgjatë dhe sigurojnë ushqim, energji dhe të ardhura.
Në të njëjtën ditë, ANTEA feston çmimin e performancës së sigurisë për 2015 që iu dha ANTEAs si përformanca më e mirë në të gjithë Grupin TITAN. Çmimi iu dha ANTEAs për përpjekjet për të krijuar një kulturë sigurie në fabrikë e cila ndahet me nënkontraktorë të shumtë.
Disa nga kontraktorët e ANTEAs që janë të përhershëm në fabrikë janë çertifikuar me OHSAS 18001 i cili është sistemi ndërkombëtar i menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë. Fabrika ka mbi 1500 ditë pa incidente, duke marrë parasysh numrin e lartë të punonjësve direktë dhe indirektë që punonjnë në fabrikë dhe që korrespondon me 3.314.636 orë pune, pa asnjë incident.
Përtej këtyre festimeve u festua dhe ‘’Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’’, një event vjetor i Organizatës Ndërkombëtare të Punës. ANTEA Cement i është bashkuar prej vitesh tashmë kësaj fushate ndërkombëtare që promovon Shëndet dhe Siguri. Dita Botërore për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë promovon parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në rang global. Kjo është një fushatë ndërgjegjësuese që synon vëmendjen ndërkombëtare dhe se si promovimi dhe krijimi i kulturës së sigurisë dhe shëndetit mund të reduktojë numrin e vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës.