ANTEA Cement feston ‘’Ditën e Tokës’’ më 22 Prill
22 Prill, 2016
Vreshtat e ANTEAs
17 Qershor, 2016

Grupi TITAN investon në Brazil

Grupi TITAN Cement ka mbyllur marrëshjen për të blerë aksione tek ‘’Companhia Industrial de Cimento Apodi’’ një kompani Braziliane e prodhimit të çimentos e cila e kryen aktivitetin e saj në Ceará, në Veri-lindje të Brazilit.  Nëpërmjet një marrveshje të përbashkët, Cimento Apodi do të zotërohet dhe kontrollohet në në mënyrë të përbashkët 50/50 nga Dias Branco Group dhe TITAN/Sarkis (94% e zotëruar nga TITAN). Shuma e investimint të TITAN, e cila do të përcaktohet në përfudim të marrveshjes, përllogaritet të jetë 100 milion dollarë dhe do të financohet nga paratë cash të TITAN.
Asetet e Cimento Apodi përfshijnë një fabrikë moderne të integruar të çimentos në Quixeré që funksionon që nga 2015 dhe një fabrikë bluarje të çimentos në portin Pecém, në afërsi të qytetit të Fortaleza, që operon që nga viti 2011. Cimento Apodi ka një kapacitet prodhues prej 2 milion ton çimento në vit.
Me këtë investim, TITAN e zgjeron shtrirjen gjeografike në një rajon të ri, duke u futur në një treg premtues me potencial afatgjatë, dhe duke i bashkuar forcat me partnerë të konsoliduar dhe duke investuar në asete me teknologji të përparuar.