ANTEA mbështet inisiativën “Pastro dhe Promovo”!
11 Tetor, 2021
Qytete të Qëndrueshme
21 Dhjetor, 2021

ANTEA Cement i bashkohet fushatës për Dhurimin e Gjakut

Stafi ANTEA është bashkuar për të katërtin vit radhazi nismës për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Dhurimi i gjakut është zhvilluar në mjediset e fabrikës, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga Talasemia.

Çdo vit, në Shqipëri nevojiten rreth 30.000 njësi gjaku, por arrihet që të mblidhen vetëm rreth 20.000 njësi. Janë rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur personat e përfshirë në aksidente të ndryshme që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në këto situata, punonjësit dhe kontraktorët e ANTEAs e kanë shndërruar fushatën për dhurimin e gjakut në një nismë të qëndrueshme.

Punonjësit si dhe kontraktorët në ANTEA momentalisht kanë edhe bankën e tyre të gjakut, e cila mund të përdoret për të mirën e tyre, apo edhe të familjeve të tyre në rast emergjencash. Kjo nismë e përvitshme është ndërmjetsuar nga departamenti i Shëndetit dhe Sigurisë, dhe është gjithashtu pjesë e Planit Vjetor të Veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës të kompanisë.