ANTEA takim me palët e interesit
8 Tetor, 2021
ANTEA Cement i bashkohet fushatës për Dhurimin e Gjakut
21 Tetor, 2021

ANTEA mbështet inisiativën “Pastro dhe Promovo”!

“Hidhi Plehrat në Kosh”, ishte nisma e organizatës Vizion OJF, ku ANTEA Cement dha kontributin e saj për të zhvilluar një aksion pastrimi në Malin e Krujës. Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të inicativës “Pastro dhe Promovo”, e cila synon pastrimin e mjedisit dhe fuqizimin e turizmit lokal. Për këtë arsye është përzgjedhur edhe Mali i Krujës, i cili është një destinacion turistik i zonës.

Nismës i janë bashkuar vullnetarë të shumtë nga zona përreth por edhe organizatat të tjera lokale që kanë në fokusin e tyre mjedisin. Mbeturinat e grumbulluara në mal janë transportuar në vend-grumbullimin zyrtar duke siguruar një mjedis më të pastër.

Nisma të tilla, synojnë ndërgjegjësimin për mire administrimin e mbetjeve si dhe të banorëve të zonës përreth.