Fuqizimi Profesional i të rinjve
13 Shtator, 2021
ANTEA mbështet inisiativën “Pastro dhe Promovo”!
11 Tetor, 2021

ANTEA takim me palët e interesit

Takimi i fundit i Grupit të Palëve të Interesit në fabrikën e ANTEA-s uli në tryezë drejtuesit e kompanisë dhe përfaqësues të bashkive Krujë dhe Kurbin, drejtorët e shkollave, kryepleqtë e fshatrave, OJQ dhe studentë nga komuniteti. Ky sesion shërbeu për të shkëmbyer pikëpamjet, për të diskutuar mbi bashkëpunimet e ardhshme si dhe për të mbledhur reagimet e të gjithë aktorëve. Këto reagime, na shërbejnë për të hartuar një plan veprimi koherent të PSK (Përgjegjësia Sociale e Korporatës) që mbështet komunitetin lokal.

Angazhimi me Grupin e Palëve të Interesit është një prioritet i rëndësishëm për ANTEA-n. Mbetëm të impresionuar nga reagimet pozitive të komunitetit, provë e punës së shkëlqyer të kryer, pavarësisht kohëve të vështira që të gjithë po lëmë pas vetes.

Ndërtojmë të ardhmen së bashku nuk është thjesht një sllogan, por një thirrje për bashkëpunim në sfidat e të ardhmes.