Qëllimi i këtij programi pilot, të financuar nga ANTEA Cement, ishte ekspozimi i të rinjve nga zonat rurale me aftësimin profesional e personal, si dhe rritja e vetëdijësimit mbi rolin e tyre si qytetarë aktivë. Përgjatë ketij rrugëtimi, nxënësit e përzgjedhur, patën mundësinë që të njiheshin dhe takoheshin me institucionet e ndërlidhura me rininë si: Agjensia Kombëtare e Rinisë dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO).
Ky program gjithashtu u dha mundësinë të rinjve të vizitonin disa muze të kryeqytetit dhe parashikonte një vizitë studimore në qendrën e teknologjisë TUMO për t’u njohur me mundësitë që kjo qendër ofron dhe bursat e studimit që vë ne dispozicion për të rinjtë.
Në eventin përmbyllës mori pjese dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh mirënjohëse për bizneset që duan të kontribuojnë në komunitetet ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe garantoi mbështetje në nisma të tilla.