Antea Cement publikon Raportin Vjetor të Integruar për vitin 2020
12 Gusht, 2021
Fuqizimi Profesional i të rinjve
13 Shtator, 2021

Shkolla Verore për nxënësit e komunitetit

Një nga programet me qëndrueshmëri më afatgjate në komunitet është pikërisht Shkolla Verore, e cila zhvillohet në shkollat e komunitetit për nxënësit e zonës ku ANTEA operon.

E implementuar nga organizata Liburnetik dhe financuar nga ANTEA, edhe ketë vit u organizuan kurset “Të mësosh Kompjuterin” dhe “Të mësojmë gjuhën angleze”. Metodat e aplikuara në shkollën verore i bëjnë programet më efektive dhe lehtësisht të asimilueshëm, duke u përqendruar në leksione frontale, detyra individuale, detyra në grup, tutoriale, video kreative, etj. U aplikua gjithashtu një test njohurish për të kuptuar nivelin e progresit të arritur nga pjesëmarrësit.

Kurset u ndoqën përgjatë gjithë muajve të verës ku morën pjesë 81 nxënës të shkollave të Thumanës, Borizanës, Fushë Mamurrasit dhe Shpërdhetit. Në pëfundim të shkollës verore u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për nxënësit që morën pjesë në shkollën verore dhe u ndan disa çmime për më të miret, të cilëve ju dhuruan paisje elektronike.

Ky program është pjesë e Planit të Veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës të kompanisë, i cili është mbështetur nga reagimet pozitive të komunitetit.