Siguria në rrugë, një përgjegjësi sociale e të gjithëve!
2 Korrik, 2021
Shkolla Verore për nxënësit e komunitetit
3 Shtator, 2021

Antea Cement publikon Raportin Vjetor të Integruar për vitin 2020

ANTEA Cement publikon Raportin Vjetor të Integruar për vitin 2020, raporti i 7-të radhazi, i cili ofron një pasqyrë të performancës dhe arritjeve të shoqërisë. Raporti është çertifikuar nga audituesi i pavarur Grant Thornton Albania, me siguri të kufizuar për çështjet Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes, në lidhje me çështjet materiale të performancës së qëndrueshmërisë. Ky raport përmbush gjithashtu kriteret e nivelit të përparuar, sipas Komunikimit të Kompaktit Global të Kombeve të Bashkuara (UN) për Progresin.

Raporti Vjetor i Integruar i ANTEA Cement për Vitin 2020 (IAR 2020) është përgatitur për të përmbushur nevojat dhe pritshmërinë e palëve të interesit, në lidhje me çështjet financiare, mjedisore, sociale dhe të qeverisjes dhe mbulon të gjitha veprimet e Fabrikës së ANTEA Cement dhe guroreve përkatëse, që përfshijnë funksionimin e dy filialeve në pronësi të plotë, Alba Cemento Shpk dhe Cementi ANTEA Srl, që operojnë përkatësisht terminalet e Tiranës dhe Ortona (Itali), në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e çimentos dhe produkteve të çimentos.

ANTEA ka prezantuar gjithashtu Indeksin e KPI-ve të Performancës së Qëndrueshmërisë dhe më pas e ka përdorur atë për të ndërtuar qasjen e saj për raportimin, duke mbuluar një numër të gjerë të treguesve të performancës, në lidhje me çështjet materiale dhe Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.

https://www.anteacement.com/wp-content/uploads/2021/09/Raporti-Vjetor-i-Integruar-2020.pdf