Përurohet “Parku Helen” në Tiranë
18 Qershor, 2021
Antea Cement publikon Raportin Vjetor të Integruar për vitin 2020
12 Gusht, 2021

Siguria në rrugë, një përgjegjësi sociale e të gjithëve!

Mirëqënia e komunitetit dhe edukimi i brezave të rinj janë cilësi kryesore të Përgjegjësisë Sociale të Koorporatës në ANTEA Cement. “Siguria në rrugë” është programi më i fundit edukativ i realizuar nën partneritetin e SSC DDAER në shkollat e komunitetit ku operojmë.

Në saj të këtij projekti u realizuan sesione informuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave të komunitetit mbi “Sigurinë në Rrugë dhe Parandalimin e Incidenteve”. Fokusi i tyre ishte edukimi i një kulture të sigurisë në rrugë, ku masat paraprake të sigurisë, sinjalistika dhe rregullat e sjelljes në rrugë, janë domethënëse në përditshmërinë e fëmijëve.

Në disa sesione të kësaj iniciative morën pjesë edukatorët, mësuesit, prindërit dhe drejtues të ANTEAs të cilët u bënë pjesë e seksioneve edukuese për të folur më shumë rreth sigurisë në rrugë. ANTEA solli eksperiencën e saj në këtë tematik me drejtorin e Shëndetit dhe Sigurisë në punë Z.Fatmir Koço i cili ju bashkua seksioneve duke mbajtur ligjerata dhe diskutuar me nxënësit e shkollave për parandalimin e incidenteve.

Këto seksione informuese dhe ndërgjegjesuese u zhvilluan në ambientet e shkollave dhe u sollën në forma të një edukimi alternativ, të ilustruara me video edukuese, figura e vizatime, lojra të ndryshme argëtuese me tematikat e programit, të përshtatura për grupmoshat e nxënësve.  Kësaj iniciative ju bashkua dhe DPSHTRR, e ftuar nga SSC DDAER e cila dha kontributin e saj në edukimin e brezave të rinj për sigurinë rrugore.