Përurimi i Këndit Sportiv
2 Qershor, 2021
Siguria në rrugë, një përgjegjësi sociale e të gjithëve!
2 Korrik, 2021

Përurohet “Parku Helen” në Tiranë

ANTEA Cement, një nga kompanitë që kontribuoi në krijimin e një hapësirë shumëdimensionale prej 5500 m2 në Tiranë.

Banorët e Tiranës tashmë kanë një tjetër hapësirë të gjelbër në ambientet e sapo inauguruara pranë liqenit të Farkës. Ambientet e reja, të pagëzuara me emrin “Parku Helen” janë një investim i kryer së fundmi në kryeqytet me mbështetjen e Ambasadës Greke në Tiranë dhe Bashkisë së Tiranës. ANTEA Cement, është një ndër kompanitë që ka kontribuar në realizimin e “Parkut Helen”, si pjesë e programeve të saja për mbështetjen e komuniteteve.

Në ceremoninë e përurimit të parkut ishin të pranishëm ambasadorja e Greqisë, Znj.Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Z. Luigi Soreca, kryetari i bashkisë së Athinës, Z. Kostas Bakoyannis, kryetari i bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj si dhe shumë përsonalitete të tjerë nga fusha e politikës. Të pranishëm nga kompania ishin drejtori i ANTEA Cement; Z. Mario Bracci dhe drejtori i Fabrikës, Z. Theodore Baltas, si edhe përfaqësues të tjerë të biznesit grek që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Në fjalën e hapjes Ambasadorja greke në Shqipëri, Znj. Philippiddou, duke falënderuar të gjithë pjesmarrësit theksoi se kjo ditë e veçantë përkon me festa të rëndësishme edhe në Greqi. “Ne festojmë 200-vjetorin e Revolucionit Grek, 50-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Greqi-Shqipëri, por gjithashtu sot përkujtojmë edhe 40-vjetorin e anëtarësimit të Greqisë në Bashkimin Europian. Më vjen mirë që në kuadër të këtyre festimeve ne të inaugurojmë edhe këtë hapësirë, këtë park të mrekullueshëm”, theksoi Ambasadorja Philippiddou.

Parku Helen ndodhet në Farkë, vetëm 12 km nga qendra e Tiranës, dhe shtrihet në një hapësirë prej 5500 m2, e konceptuar si një hapësirë shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse për aktivitete sportive. Ky Park është dekoruar me bimësi tipike mesdhetare si element unifikues mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ky park do të shërbejë për argëtim, sport, kulturë dhe aktivitete të tjera rekreative. Dy kryebashkiakët zbuluan edhe pllakën e inaugurimit të parkut duke falënderuar edhe kompanitë, të cilat bënë të mundur këtë hapësirë të gjelbër në kryeqytet.​​