ANTEA Cement i mundëson punonjësve dhe kontraktorëve ditorë vaksinimin anti Covid-19
14 Maj, 2021
Përurohet “Parku Helen” në Tiranë
18 Qershor, 2021

Përurimi i Këndit Sportiv

Si të festosh më mirë ditën kombëtare të fëmijëve sesa duke përuruar një kënd të ri sportiv për fëmijët e komunitetit përreth?

ANTEA Cement përuron më datë 2 qershor këndin e ri sportiv në ambientet e shkollës publike “Ismail Dema” në Fushë-Mamurras, të përbërë nga një fushë futbolli si dhe një fushë basketbolli-volejbolli. Ky projekt, është pjesë e planit të programeve të qëndrueshmërisë së Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, i cili përfundoi me sukses pas peripecive të shumta të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 si dhe pandemisë globale të COVID-19. Nëse mësuam diçka nga pandemia, ishte pikërisht fakti se sa i rëndësishëm është aktiviteti sportiv për mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve të komuniteteve që jetojnë në zonën ku ne operojmë.

Përfaqësuesit e ANTEA-s morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit bashkë me autoritetet publike lokale si kryetarja e bashkisë së Kurbinit Znj. Majlinda Cara dhe përfaqësuesit e drejtorisë rajonale arsimore, të cilët e kanë mbështetur këtë projekt të shumëpritur. Në këtë ceremoni, theksi u vu tek rëndësia e investimeve në komunitet, ku drejtori i fabrikës Z. Mario Bracci vuri në dukje angazhimin e vazhdueshëm të nismave konkrete të ANTEAs në komunitet. Prindër, mësues dhe nxënës ju bashkuan stafit të ANTEA-s për të vizituar nga afër ambientet sportive që ndodhen brenda territorit të shkollës.

Ne në ANTEA jemi të vetëdijshëm për rolin që luajnë fëmijët në të ardhmen e shoqërisë tonë, prandaj me krenari vazhdojmë të kontribojmë në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rriturve të komunitetit ku operojmë.​​