ANTEA, në sajë të këmbënguljes për të menaxhuar me prioritet maksimal situatën e pandemisë, në bashkëpunim me autoritetet e shëndetit publik, arriti të realizonte një fushatë vaksinimi anti-covid për të gjithë punonjësit dhe kontraktorët ditorë që dëshironin ta kryenin atë. Kjo procedurë u mbështet edhe në prioritetet e autoriteteve publike për territorin administrativ të Krujës si zonë me risk të shtuar për shkak të numrit të kompanive që operojnë në këtë territor dhe numrit të konsiderueshëm të punonjësve në to. Ky proces gjithashtu, u shoqërua me një fushatë komunikimi dhe informimi mbi mbrojtjen ndaj Covid-19 dhe rëndësinë e shëndetit dhe sigurisë në punë.
I gjithë procesi i vaksinimit ka zgjatur 5 ditë dhe tashmë 75% e punonjësve dhe kontraktorëve ditorë të ANTEAs janë të vaksinuar. Protokollet e shëndetit si, mbajtja e maskave, distancimi fizik, dezinfektim i ambjenteve etj., do të vazhdojnë të zbatohen me rigorozitet. Që nga fillimi i pandemisë ANTEA si pjesë e Grupit TITAN, ka nisur Programin e Ndihmës së Punonjësve, i cili ka në focus shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve dhe familjeve të tyre.