“Qytete të Qëndrueshme” ishte fjala kyçe dhe titulli i takimit të organizuar nga platforma Pik Ark me mbështetjen e ANTEA Cement. Takimi mblodhi në një diskutim të frytshëm Zv. Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Anuela Ristani; Menaxherin e Mjedisit dhe Karrierave të ANTEA Cement, Z. Dritan Dervishaj; Themeluesen e Innvest Fund, Znj. Fabiola Duro; dhe Znj. Katerina Marku, eksperte në Eficiencën e Energjisë dhe përfaqësuese e Këshillit Mjedisor të Bashkisë Tiranë. Fokusi i diskutimit ishte mes të tjerash shkëmbimi i njohurive në fusha të ndryshme me qëllim kontribuimin në sigurimin e qëndrueshmërisë të qyteteve tona.
Diskutimi u orientua në evidentimin e iniciativave dhe veprimeve konrete si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga ato private, për të krijuar gradualisht një mentalitet për të mbështetur të ardhmen mbi shtylla të qëndrueshme.
Kjo nismë tërheq gjithashtu vëmendjen e audiencës se si të jetë gjithëpërfshirës dhe të trajtohen objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, të përcaktuara në axhendën e United Nations 2030.