Qytete të Qëndrueshme
21 Dhjetor, 2021
Raporti Vjetor i Integruar i TITAN Group për vitin 2021
18 Prill, 2022

Të mësojmë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm

Jemi të lumtur që po vazhdojmë implementimin e iniciativave të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (PSK) në dobi të komunitetit lokal! “Të mësojmë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm” është programi më i ri që po zbatojmë së bashku me mësuesit dhe nxënësit e shkollave në komunitetin lokal.

Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (OZHQ-të) po përdoren gjithnjë e më shumë nga shkollat si një temë edukuese dhe mjet mësimor. Të mësuarit mbi OZHQ-të po bëhet një formë që fuqizon ndjekjen e zhvillimit profesional për mësuesit, veçanërisht duke u agazhuar në edukimin gjatë të gjithë jetës. Programi përfshin mësues dhe nxënës në zbulimin e secilit Objektiv Global, si një udhërrëfyes për një të ardhme më të mirë e të qendrueshme për të gjithë.

Të mësuarit mbi OZHQ-të mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar çështje të diskutueshme dhe komplekse në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.