Raporti Vjetor i Integruar i TITAN Group për vitin 2021
18 Prill, 2022
Një bashkëpunimin frytdhënës mes ANTEA Cement dhe APR të Bashkisë së Tiranës
20 Maj, 2022

Mënyrat e shëndetshme të jetesës në shkollë

Mbarëvajtja dhe përshtatja e zakoneve të jetesës së shëndetshme është thelbësore për zhvillimin dhe suksesin e fëmijëve gjatë viteve të shkollës. Është një fakt i njohur se ata që gëzojnë një mënyrë jetese dhe sjellje të shëndetshme gjatë fazave të para të jetës, mund të përballojnë më mirë rreziqet e shëndetit në fazat e mëvonshme të saj.

“Për një jetesë të shëndetshëme në shkollë” është një nga programet e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës që angazhohet të promovojë modele të një jetese të shëndetëshme përmes sportit, që të inkurajojë gjithashtu nxënësit të qëndrojnë në shkollë. Mes shumë aktiviteteve, u organizuan turne volejbolli, futbolli dhe basketbolli mes shkollave dhe i mbështetëm ato duke kontribuar në pajisje sportive dhe logjistike për shkollat e komunitetit.